“Çmendja e çmimit të naftës, pasojë e luftës”/ Rama: Rritja nuk erdhi se Shqipëria iu bashkua sanksioneve! Nuk preket energjia, pensionistët s’kanë makina që…

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk është qeveria ajo që vendos çmimin e naftës por tregu i lirë. Në një bashkëbisedim me komentuesit online, Rama tha se kjo çmendje e çmimit të naftës është pasojë e luftës. Rama tha se qeveria po përpiqet të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël…

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk është qeveria ajo që vendos çmimin e naftës por tregu i lirë. Në një bashkëbisedim me komentuesit online, Rama tha se kjo çmendje e çmimit të naftës është pasojë e luftës.

Rama tha se qeveria po përpiqet të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

“Edhe ne detyrën po bëjmë dhe kemi gjykuar që është detyra jonë të mbrojmë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja në faturat e tyre. Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër kurrën e kurrës nuk mund të akuzohet për mospasjen e vëmendjes së njerëzve të këtij vendi.Thonë ca po të rritet energjia, po rritja e saj prek edhe pensionistët që nuk kanë veturë dhe nga ana tjetër fshihet fakti që fermerët e marrin naftën pa taksa. Duke mbrojtur çmimin e energjisë, i mbrojmë të gjithë.

Shteti nuk ka asnjë lidhje me çmimin e naftës. Shteti nuk vendos, imponon çmime në një ekonomi të lirë tregu. Tashë që do të kemi këtë javë skenarët e përballimit të kësaj lufte që po ndikon edhe te ne. Po pse kërcyen çmimet pas luftës? Ajo atje është edhe lufta e shqiptarëve. Rritja nuk erdhi se Shqipëria iu bashkua sanksioneve. Kjo çmëndje e çmimit të naftës është pasojë e luftës.