COVDI-19/ ​970 gjoba për mosrespektim të masave në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 970 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore...

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 970 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Veç këtyre u shqiptuan edhe 956 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve raportohet se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar de 37 aksidente me dëme materiale.

E brenda një dite policia ka arrestuar 15 persona dhe 10 të tjerë i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit.