Covid-19/ Ja sa raste u regjistruan në 24-orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.816 mostra të dyshuara me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 874 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 807 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 32.022.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1.816 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 125.792 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 677 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.