COVID-19, Turqia do të dërgojë ndihma mjekësore në Palestinë

"Ndihma e përgatitur me udhëzimin e presidentit Erdoğan do të dërgohet sonte në Palestinë", thotë zëdhënësi i Presidencës, Kalın

Turqia do të dërgojë furnizime mjekësore në Palestinë për ta ndihmuar atë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), tha zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me udhëzimin e presidentit Erdoğan, furnizimet mjekësore përfshirë maska, veshje mbrojtëse dhe teste do të dërgohen sonte në Palestinë për t’u shpërndarë në Bregun Perëndimor dhe në Gazë”, njoftoi Kalın përmes rrjeteve sociale.

Ai më tej shprehu solidaritetin me Palestinën, duke thënë se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez.

“Mbani njerëzimin të gjallë në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë”, shtoi Kalın.

Në orët e para të mëngjesit, nga Turqia u nis dërgesa e dytë me furnizimeve mjekësore në SHBA, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi.

Për të mbështetur përpjekjet kundër pandemisë, Turqia ka ndihmuar 57 shtete, përfshirë SHBA-në, Italinë, Britaninë, Spanjën, Somalinë, Libinë, si dhe vendet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të gjithë botën, me SHBA dhe Evropën si zonat më të goditura.

Më shumë se 3.2 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve që tejkalojnë 227.800 dhe mbi 982.800 të shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.