Covid-19, Turqia nuk lejon dobësimin e industrisë

Turqia nuk do të lejojë dobësimin e industrisë turke për shkak të pandemisë, pasi vendi do të zbatojë politika për ta mbajtur atë të gjallë, tha ministri i industrisë dhe teknologjisë.

“Vendi po lufton ndikimet ekonomike, sociale dhe psikologjike të koronavirusit ndërsa përpiqet të mbrojë shëndetin e qytetarëve”, theksoi ministri Mustafa Varank në një takim virtual me Shoqatën e furnizuesve të automjeteve të Turqisë.

Varank njoftoi se të gjitha fabrikat e automobilave do të rihapen deri më 11 maj, ndërsa një pjesë e madhe e fabrikave të automobilave tashmë kanë rifilluar prodhimin dhe firmat e tekstilit janë përsëri në aktivitet.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu tha se vendi gradualisht do të normalizohet në periudhën maj-korrik.

Turqia është përballur me ndikime ekonomike të pandemisë që nga prilli.

Ministri tha se sektori i automobilave pësoi humbje të konsiderueshme deri në 85 për qind në disa tregje, të tilla si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Spanja.

Duke iu referuar masave të vendit për të mbrojtur punësimin dhe kompanitë, Varank tha se qeveria paguan pagat e personelit, siguron financim dhe shtyn borxhet. Shteti gjithashtu dha 140 dollarë për 4.5 milion qytetarë në nevojë./Hurriyet Daily News