Danimarka do të prezantojë “pasaportat e vaksinave” dixhitale

Deri në fund të shkurtit, qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të vërtetojnë se kanë marrë një vaksinë anti-Covid pasi do të regjistrohen online në internet.

Danimarka ka në plan të prezantojë një “pasaportë vaksine” dixhitale në një përpjekje për të rihapur shoqërinë, për të ndihmuar bizneset dhe për të lehtësuar udhëtimet, njoftoi qeveria.

Skema fillimisht do të zbatohet për udhëtarët e biznesit, por autoritetet shpresojnë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë vendin të rihapet, duke lejuar danezët të shkojnë në restorante, konferenca, festivale muzikore dhe ngjarje sportive, të gjitha këto janë të ndaluara që kur u vendos bllokimi kombëtar në dhjetor. Bllokimi aktual është vendosur të zgjasë deri më 28 shkurt.

Deri në fund të shkurtit, qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të vërtetojnë se kanë marrë një vaksinë anti-Covid pasi do të regjistrohen online në internet.

Gjatë tre-katër muajve të ardhshëm, “pasaporta” mund të jetë në dispozicion në telefonat mobile, tha Ministri i Përkohshëm i Financave Morten Bødskov.

“Danimarka është ende e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Por ka pjesë të shoqërisë daneze që duhet të ecin përpara dhe një komunitet biznesi që duhet të jetë në gjendje të udhëtojë”.

“Bëhet fjalë për ne si një vend që përfiton nga avantazhet teknologjike që kemi. Ne mund të jemi ndër të parët në botë që e kemi dhe mund t’ia tregojmë pjesën tjetër të botës”, shtoi ai.

Drejtori i Dhomës Daneze të Tregtisë Brian Mikkelsen e përshkroi atë si një “dritë në fund të tunelit për shumë kompani si në eksport ashtu edhe në industrinë e turizmit, mikpritjes dhe udhëtimeve”.

“Kjo do të thotë që ne mund të fillojmë gradualisht me rihapjen e shoqërisë daneze,” shtoi ai./CNN