De Biasi zyrtarisht trajner i një tjetër kombëtareje

De Biasi ka mbyllur gjithçka në një videokonferencë me drejtuesit azerë, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare.

Tashmë është zyrtare. Xhani De Biasi fillon aventurën e re si trajner. Ka qenë vetë tekniku që ka bërë të ditur marrëveshjen me kombëtaren e Azerbaixhanit.

De Biasi ka mbyllur gjithçka në një videokonferencë me drejtuesit azerë, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare. Objektivi të provojë të udhëheqë Azerbaixhanin drejt kualifikimit për në botërorin e Katarit në 2022.

Dy ndihmësit e De Biasit do të jenë Benny Carbone dhe Claudio Bellucci, ndërsa në stafin e tij do të jetë dhe Ansi Agolli. Prova e parë zyrtare është ajo e 5 shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Luksemburgut, në grupin C.