Matthijs de Ligt ndihet i lumtur dhe krenar që do të luajë me Juventusin. Gara për shërbimet e mbrojtësit të talentuar ishte e fortë, por bardhezinjtë ruajtën qetësinë dhe u shpërblyen në fund.
Ai u zyrtarizua nga Juventus si blerja e radhës, por fati i tij ishte vendosur që kohë më parë. Në një video të publikuar nga televizioni i Ajax ka zbuluar vullnetin e mbrojtësit të tyre, para se të kryhej transferimi për në Torino, por që ishte kryer marrëveshja.
“Ishte një zgjedhje e vështirë, kisha shumë mundësi zgjedhje, por në fund duhet të zgjidhja më të mirën. Për mua është e rëndësishme të di nëse do të luaj dhe nëse klubi beson tek unë. Juventus më la të kuptoj se më dëshironte shumë”, tha fillimisht 19-vjeçari, duke lënë të kuptojë se nuk shkoi tek Barcelona sepse nuk i siguruan një vend titullari.
Gjithsesi vendimi i de Ligt lidhet thellësisht edhe me historinë e futbollit italian: “E dashuroj mënyrën se si mbrojnë italianët dhe e kam bërë zgjedhjen time duke u bazuar në këtë. Modelet e mia të së shkuarës janë shumë italianë: Baresi, Nesta, Cannavaro, Scirea. Mund të vazhdoj akoma, por kur flitet për mbrojtës emrat që më vijnë në mendje janë këto”.
Në fund de Ligt tregoi se ka ishte shumë e vështirë të largohej nga Ajax, aty ku luajti për 10 vite në ekipet e moshave dhe tre vite tek ekipi i parë.
“Largimi nga Ajaksi më emocionon. Kam kaluar momente shumë të bukura dhe të këqija me atë klub. Ishte si të ngjiteshe në malet ruse. Në jetë ekziston gjithmonë një moment kur duhet të ndahesh me ndonjë. Do të më mungojnë të gjithë, por askush nuk e di se çfarë mund të na rezervojë e ardhmja”, përfundon Matijs De Ligt.



