Dëbora bllokon rrugën e Arbrit

Qarkullimi në rrugën e Arbrit është bllokuar sërish për shkak të reshjeve të dendura të borës në Dibër mbrëmjen e djeshme.

Policia njoftoi se ka bllokuar Bypassin e Murrizit në Klos dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Trashësia e dëborës arrin deri në 15 cm., duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Moti i keq i ditës së djeshme ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në 15 fshatra të zonës Proptisht dhe Trebinjë në Korçë

E vështirë është situata në qarkullimin e automjeteve në Mokër te Pogradecit, Panarit te Korçës, Moglicë e Gorë te Maliqit.

Autoriteti Rrugor njoftoi se rrugët rurale janë duke u hapur, por ndërkohë këshillohet kujdes i shtuar.

Gjithë akset nacionale janë të hapura dhe pa probleme, ndërsa është duke u bërë kriposja e rrugëve.

Moti i keq do të përfshijë vendin në ditët në vijim.

Vendi do të ndikohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zonat malore, ndërsa pritet një rënie e ndjeshme temperaturash deri në -6 gradë.