“Dëgjuam të bërtitura fëmije”/ Një grua në lot, publikohen pamjet pak minuta pas ngjarjes, ja vendi ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan (Video)

Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.

Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.