Pas disa seancave maratonë prej më shumë se një viti e gjysëm, Gjykata e Kukësit ka dënuar me 6 muaj burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, 8 prej protestuesve kundër taksës në “Rrugën e Kombit”.
Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, u akuzuan nga prokuroria për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”.
Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit ata nuk e kanë pranuar dhe do e apelojnë në Gjykatën e Apelit në Shkodër duke pretenduar pafajësi.
Pas vendimit ka reaguar edhe kreu i PD në Kukës Arif Rexhamati i cili e konsideroi të padrejtë dhe të pambështetur në prova.
Më 31 Mars të viti të kaluar qytetarët e Kukësit dolën në protestë kundër pagesës 5 Euro për kalim në “Rrugën e Kombit”. Protesta doli jashtë kontrollit kur protestuesit sulmuan dhe shkatërruan vendpagesën.
Në Qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë edhe 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës. Vendimi u mor në një seancë të vetme gjyqësore


