Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka. Më 24 shkurt u zhvillua seanca dëgjimore, ndërsa sot trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo vendosën konfirmimin në detyrë, pasi rezultoi e pastër në të tri shtylla e vlerësimit.
Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.Që prejdhjetorit të vitit 2019 , ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjoka njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. Po kështu ka qenë edhe gjyqtare e çështjes së Saimir Tahirit.



