Denoncimi i PD: Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje

Partia Demokratike deklaron se Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje. Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ Marash Logu deklaron se 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Ai thekson se Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

“Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.
📍 Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.
📍 Partia Demokratike nuk do të lejojë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetet e vendosur në përpjekjen e saj për të garantuar fitoren përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.