Deputeti i PD zbulon dy tenderat e tjerë që fitoi kompania e inceneratorëve: Mori edhe 3.3 milionë dhe sot ka ngelur vetëm…

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka bërë publke sot dy tendera që janë fituar nga kompania “Integrated Technology Services”, e përfshirë edhe në historinë e inceneratorëve, dhe që sot nuk gjen asnjë gjurmë të asaj që ajo ka ndërtuar. Duke folur në Kuvend ai tha se kompania mori 3.3 milion dollarë për të ndërtuar dy prita në lumin Shkumbin dhe Ishëm për të penguar mbetjet plastike që të përfundojnë në det dhe sot pesë vite gjashtë vite pas marrjes së tenderit, nuk ka asnjë gjurmë të këtij investimi.

“Në 2016 dhe 2017 qeveria ka bërë dy tendera 3.3 milionë dollarë në lumin Shkumbin dhe Ishëm për bllokimin e plastikave për të mos shkuar në det. Sicc e shikoni edhe nga fotot, diga nuk ekziston më, ekzistojnë vetëm një palë shkallë dhe një godinë që nuk vlen më shumë se 3 milionë lekë të vjetra. E dini kush e bëri investimin? Unë kam gërmuar dhe po nxjerr para jush faktin që këtë tender e kanë bërë kompanitë që bënë inceneratorët. është bërë tenderi në maj 2016 nga ministria e Mjedisit, me bashkimin e operatorëve “Integrated Technology Services”, “Shijaku” dhe “Zenit ambient” për ndërtimin e impantit të pastrimit në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe rikualifikimin e zonës”, tha Sula.

Sipas tij “Pyetja shtrohet për kryeministrin dhe qeverinë, ku është investimi 1.1 milionë dollarë? Firma që bëri korrupsion me inceneratorët mori tenderin për gjoja investimin në Shkumbin. E njëjta situatë është me lumin Ishëm një prokurim i dytë i mbajtur në mars 2017 përsëri “Integrated Technology Services” u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e impantit të pastrimit në grykëderdhjen e lumit Ishëm dhe rikualifkimin e vijës bregdetare me vlerë 2.2 milionë dollarë. Prapë përsëri është e njëjta firmë që ka marrë paratë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës që ka bërë këto dy gjoja investime të cilët, i pari nuk ekziston fare, ndërsa i dyti nuk funksionon”.

Deputeti i PD: Jemi në luftë, jo si Ukraina, por me agresionin e Ramës Deputeti i PD-së, Dashnor Sula akuzon kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të krizës ekonomike në vend. Në një fjalim të mbajtur në Parlament ai u shpreh se pavarësisht se i akuzon qytetarët që dalin në protestë për rritjen e cmimeve, Rama u detyrua të kthehej me urgjencë nga Dubai për të nisur propagandën e tij. “Sulltani në vend që të marrë masa dhe ti vij në ndihmë fermerëve, prodhuesve, qytetarëve që cojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe me nxitim duhet të kapin orarin e punës, ka nisur fushatë propagande për ti shpëlarë trurin qytetarëve. Në fakt ky edhe përgënjeshtron veten. Akuzon qytetarët për protestën por në fakt kërkesat e tyre shumë legjitime dhe të drejta bënë që Rama të linte fluturimet me carter që mbushte me karburant nga taksat e shqiptarëve dhe të niste propagandën sa në televizor e sa në rrjete sociale”, tha Sula.

Sipas tij “Edi Rama ka të drejtë. Shiqipëria është në luftë. Por jo si Ukraina që është nën agresionin rus, por nga agresioni i vet kryeministrit. Është kjo arsyeja se në vitin 2021 kur Rama me masakrën elektorale mori për të tretin herë mandatin e kryeministrit, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e BE u rrit me afro 20%. Mbi 12 mijë shqiptarë aplikuan në 2021 për azil në një nga vendet e BE. Këmbana e alarmit ka rënë, ju të dashur qytetarë e dëgjuat dhe dolët në shesh por nuk duhet të dorëzoheni dhe të mos bini pre e këtij që nga mëngjesi deri në darkë i shpëlanë trurin qytetarëve”.