Dërgohen me urgjencë në spitalin e Vlorës disa ushtarë, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Paraqiten në urgjencë disa ushtarë, të cilët sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Disa prej të sëmurëve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore në Orikum, ndërsa më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, shkruan abcnews.

Ushtarët ishin me mision për shuarjen e flakëve që kanë “pushtuar” prej disa ditësh zonën e Vlorës. Ndërkohë sipas të dhënave paraprake gjendja e tyre nuk është kritike.