Dështon sërish seanca për grupin e Shullazit

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për herë të 7-të seancën gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu për herë të 7-të seancën gjyqësore për anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mos prania e avokatit të Gilmando Danit, Denion Bogdani, si dhe kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Saida Sollaku.

Sipas Blerim Shullazit, Sollaku e ka gjykuar edhe një herë tjetër pa praninë e avokatit.

Seanca gjyqësore nisi rreth orës 09:30 dhe u zhvillua mes debateve. Ndërsa seanca do mbahet më 2 maj në orën 14:00, raporton Ora News.

Një tjetër shkak për shtyrjen e seancës ishte e ndryshimi trupës kryesuese pas shkarkimit nga vettingut të Fehmi Petkut. Me ndryshimin e trupës gjykuese procesi fillon nga fillimi dhe nuk merren për bazë vendimet e marra në seancat e mëparshme gjyqësore.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Isa Jata është bërë pezullimi i afateve të paraburgimit për të pandehurin Gilmando Dani.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.