DETAJE/ Iu bë pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash, “Leksi i druve” nga Lezha u ndoq nga një makinë teksa po dërgohej në spital

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me atentatin e dështuar ndaj 42-vjeçarit, Aleksandër Doda, i njohur si “Leksi i druve”.

Bëhet me dije se Aleksandër Deda gjate udhëtimit me makinën e tij është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga një automjet tip Audi.

Pas të shtënave ai mori plagë në gjoks dhe menjëherë ka shkuar në Spitalin e Lezhës, por gjatë udhëtimit ai është ndjekur nga një tjetër mjet. Ndërkohë Deda i ka bërë telefonata disa të afërmve, të tij duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

I plagosur ai ka mundur te përshkojë distancën afro 15km deri afër spitalit, kohe ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.

Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pòlicia ka sékuestruar kamerat e sigurisë në kompleksin “Vëllezërit Bezhi”. Administratori i biznesit shprehet për Fax News se ka dy komplekse me të njëjtin emër dhe ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij.

“Është përdorur emri për referencë, nuk ka lidhje ngjarja në aksin Lezhë-Milot të ketë ndodhur në biznesin tim. Pòlicia sékuestroi dhe vëzhgoi kamerat, nuk ka asnjë detaj që të ndihmojë kjo hetimet pasi nuk ka ndodhur aty”, tha administratori.

Kujtojmë se pak minuta pas plágosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djégur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit. Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një aténtat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Pòlicisë Lezhë, të mbështetura dhe nga fòrcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.