Detyrimet e reja për sigurimin e automjeteve – Mjetet e transportit publik do sigurojnë dhe pasagjerët, rriten gjobat për kompanitë e sigurimit

Ndërkaq, ligji i ri parashikon edhe një sërë gjobash, në rast të shkeljeve nga kompanitë e sigurimit apo Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Pronarët e mjeteve të transportit publik të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik”. Detyrimi vjen nga ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili u miratua në parlament.

Sipas Denaj, ligji i ri  rrit masën e dëmshpërblimit si dhe shkurton afatet për dëmshpërblim.

Sipas dispozitave të reja ligjore, siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda 90 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim.

Ndërkohë që, shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të demit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit. Ndërkaq, ligji i ri parashikon edhe një sërë gjobash, në rast të shkeljeve nga kompanitë e sigurimit apo Byroja Shqiptare e Sigurimit. /scan