Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 20ºC.



