Digjet tyrbja dhe varri i Baba Jonuz Gjiritit në Tepelenë

Në Krahës të Tepelenës persona që nuk janë identifikuar ende nga policia kanë dhunuar dhe djegur pjesërisht tyrben dhe varrin e Baba Jonuz Gjiritit në këtë fshat. 

Në Krahës të Tepelenës persona që nuk janë identifikuar ende nga policia kanë dhunuar dhe djegur pjesërisht tyrben dhe varrin e Baba Jonuz Gjiritit në këtë fshat.

Besohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës por është zbuluar prej kujdestarëve gjatë rutinës së shërbimeve në tyrbe, shkruan Top Channel.

Dervish Mikel Onjea ka denoncuar aktin duke e cilësuar atë të rëndë dhe të kryer nga persona të pafe. Ai ka kërkuar gjetjen e autorëve që kanë prekur ndjenjat e besimtarëve dhe qytetarëve në të gjithë zonën.