Diplomati turk Bozkır nga sot zyrtarisht në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Bozkır do ta marrë detyrën nga Tijjani Muhammad-Band, presidenti i sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme, në një ceremoni në selinë e OKB-së

 

Diplomati turk Volkan Bozkır, i zgjedhur si president i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot zyrtarisht fillon detyrën e tij të re, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozkır do ta marrë detyrën nga Tijjani Muhammad-Band, presidenti i sesionit të 74-t, në një ceremoni në selinë e OKB-së.

Ndërsa OKB-ja feston 75-vjetorin e themelimit, Volkan Bozkır do të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme të organizatës, në të cilën përfaqësohen 193 vende.

Bozkır, i zgjedhur me mbështetjen e 178 vendeve, do ta mbajë këtë post deri në shtator të vitit 2021.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së udhëheq seancat dhe rregullon funksionimin e asamblesë. Asambleja e Përgjithshme gjithashtu përcakton dhe kontrollon buxhetin e OKB-së çdo vit.

Në Asamblenë e Përgjithshme të KB merren vendime që pasqyrojnë mendimin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare.

Takimet e Asamblesë së Përgjithshme, të cilat mbledhin liderët botërorë në selinë e OKB çdo vit në shtator, këtë vit do të zhvillohen përmes internetit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

 

Lajme të ngjashme