Djali e Netanyahut mbështet mesazhin islamofobik për Kurban Bajramin

Mesazhin e Geert Wilders në llogarinë e tij e shpërndau edhe djali i kryeministrit izraelit duke mbështetur një qëndrim të tillë

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në rrjetet sociale shpërndau publikimin me porosinë islamofobe të Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë ultra djathtiste për Liri (PVV) në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).

Wilders, i njohur për qëndrime islamofobe dhe ksenofobe, në rrjetin social Twitter me rastin e Kurban Bajramit shpërndau fotografi me porosi islamofobe.

“E neveritshme dhe e tmerrshme. Kjo nuk i përket kulturës sonë. Kombet tona duhet të ndalojnë këtë festival të mizorisë ndaj kafshëve dhe barbarizmit”, shkroi Wilders.

Mesazhin e tij në llogarinë e tij e shpërndau edhe djali i kryeministrit izraelit duke mbështetur një qëndrim të tillë.