Dobësohen ndjeshëm monedhat euro dhe paund, dollari fiton pikë

Këtë të enjte monedha euro ka humbur 0.5 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka pësuar një rënie me rreth 1 pikë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 137.2 lekë dhe është shitur me 140 lekë.

Dollari amerikan është forcuar krahasuar me ditën e mërkurë pasi blihet sot me 113.7 lekë dhe shitet me 114.8 lekë referuar tregut valutor vendas, raporton Scan.

Franga zvicerane është dobësuar kundrejt monedhës vendase teksa është blerë sot me 115.7 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë krahasuar me dje.