Dobësohet ndjeshëm dollari Amerikan

Dollari amerikan ka vijuar edhe ditën e sotme të humbasë pikë duke u dobësuar në mënyrë të konsiderueshme nga periudha e ‘artë’ që kaloi këtu muaj teksa blihet sot me 111.9 lekë dhe shitet me 113.5 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një zbritje të kuotës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë mëngjesin e sotëm me 131.9 lekë dhe është shitur me 133.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës pasi vazhdon edhe sot njësoj sikurse edhe një ditë më parë të blihet me 116.6 lekë dhe të shitet me 117.2 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pasur një zhvlerësim të vlerës në raport me monedhën vendase teksa blihet këtë të martë me 118.6 lekë dhe shitet me 119.6 lekë.