“Donald Lu më solli dosjen e tij”/ Berisha: Bashës iu kërkua ose të më largonte, ose do të përfundonte në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-admbasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i ka dhënë në zyrë dosjen “Muzin”, ku sipas tij, kryedemokrati Basha përfshihej në pastrimin e parave.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në emisionin “Opinion”.

“Dosja “Muzin” i është dhënë raporti i huaj një gazetari dhe ai e ka bërë publike. Dosja nuk bazohet nga raporti. Ambasadori amerikan më solli mua dosjen. Donald Lu më solli dosjen, por ai pretendonte, për mua gabim, se ato ishin para ruse sepse që ta dini ju nga Skocia një kompani ishte blerë nga një skocezë por ishte krijuar nga dy rusë dhe ato ishin para ruse. Atë nuk e besoja kurrë se mund të kishte shkuar deri aty çështja”,-tha Berisha.

Pyetje: Çfarë kishte dosja?

Berisha: Kishte një dokument të ministrisë së Drejtësisë për Nik Muzin që ishte përfaqësues i Bashës, lobist dhe kishte të “Mothers Jones”. Muzin kishte treguar vetëm këto. Ndërsa në dëshminë e dytë i tregoi të gjitha. Kur Prokuroria e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash kërkoi dëshminë e Muzin. Muzin kërkoi të vërtetën e dytë herën e dytë. Nuk kërkoi më të mbronte klientin, por i tregoi të gjitha, Prokuroria e mori vesh dhe u thirr Basha. Raporti, ose largo Berishën ose je këtu dhe atje në birucë.