Anija turke “Barbaros Hayreddin Paşa” në Mesdhe deri më 16 shkurt

Më herët, Turqia paralajmëroi se anija "Barbaros Hayreddin Paşa" do të kryejë kërkime në rajon deri më 9 nëntor

Anija kërkimore sizmike e Turqisë “Barbaros Hayreddin Paşa” do të vazhdojë aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor deri më 16 shkurt, sipas Navtex-it (alarm lundrimi) të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sistemi i komunikimit detar Navtex, i cili lëshohet për të paralajmëruar anijet tjera për praninë e saj në një zonë, njoftoi një shtrirje të aktiviteteve kërkimore të anijes “Barbaros Hayreddin Paşa” me mbështetjen nga anijet Tanux-1 dhe Apollo Moon.

Më herët, Turqia kishte njoftuar se anija do të zhvillonte kërkime në rajon deri më 9 nëntor.Anija turke "Barbaros Hayreddin Paşa" në Mesdhe deri më 16 shkurt

Eksplorimi në rajonin e Mesdheut Lindor ka shkaktuar tensione midis Turqisë dhe Greqisë. Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekonomike ekskluzive të bazuar në ishujt e vegjël pranë brigjeve turke, për të cilat Turqia thotë se shkel interesat e saj si vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja ka thënë gjithashtu se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila ka lëshuar një licencë për Turkish Petroleum dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha se zgjidhja e vetme e mosmarrëveshjes është përmes dialogut dhe bisedimeve, duke i kërkuar Athinës të respektojë të drejtat e Turqisë.