Dorëhiqet kandidati për president i SHBA

Zgjedhjet për president në SHBA janë caktuar më datë 3 nëntor 2020.

Senatori i New Jersey nuk kishte arritur të kualifikohej në debatin demokratik të martën në Iowa.

Booker ishte shpallur si një yll në rritje i partisë së tij, por nuk ishte në gjendje të merrte mbështetje të mjaftueshme dhe tani janë 12 demokratë të mbetur në garën për Shtëpinë e Bardhë, transmeton Top-Channel.

“Sot po pezulloj fushatën time për president me të njëjtën frymë me të cilën filloi,” tha Booker në një video mesazh duke njoftuar përfundimin e fushatës së tij.

Zgjedhjet për president në SHBA janë caktuar më datë 3 nëntor 2020.