Drejt panairit gjigand të aviacionit civil, Istanbul Airshow

Panairi i Aviacionit dhe Aeroporteve Civile dhe Platforma e Zinxhirit të Furnizimit të Industrisë së Aviacionit (Istanbul Airshow) gjatë datave 27-30 shtator do të zhvillohet në Aeroportin Ataturku në Stamboll.

Panairi i Aviacionit dhe Aeroporteve Civile dhe Platforma e Zinxhirit të Furnizimit të Industrisë së Aviacionit (Istanbul Airshow) gjatë datave 27-30 shtator do të zhvillohet në Aeroportin Ataturku në Stamboll.

Në panairin, që zhvillohet me pjesëmarrjen e mbi 150 firmave, kostoja e rreth 40 mjeteve ajrore, që do të ekspozohen, është afërsisht 1 miliardë dollarë.

Organizimin, që zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 1996, i dymbëshjeti këtë vit, do të fillojë në Apronin (platformë) e Përgjithshëm të Aviacionit në Aeroportin Ataturku më 27 shtator.

Në panair marrin pjesë mjete sportive ajrore si ultralight, gyrocopter  dhe mjete ajrore të veçanta të shumëqëllimshme, për trajnim, topografi, ndjekjeje, kërkimi, zbulimi e shërbimi informativ.

Gjithashtu do të ekspozohen edhe mjete fluturuese pa pilot (të telekomanduar), avionë reaktiv dhe helikopterë biznesi, avionë tregtarë etj.

Ndër pjesëmarrësit në panair janë edhe Airbus, Beechcraft, Bell, Bombardier, Cessna, Dassault Falcon, Diamond, Eclipse, Gulfstream, HondaJet, Innoaviation, JMB Aircraft, Leonardo, Piaggio, Pilatus, Pipistrel, Sikorsky, Tecnam dhe Kompania e Industrisë Turke të Aeronautikës (TUSAS).

Panairi 3 ditët e para do të presë një gamë të gjerë vizitorësh si profesionistë, burokratë, autoritete të botës së biznesit, studentë që studiojnë ose mendojnë të studiojnë në fushat përkatëse.

Pritet që numri i vizitorëve të arrijë në 30 mijë deri në 35 mijë.  /TRT