Ka nisur protesta e katërt e qytetarëve në qytetin e Elbasanit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.
Një numër i madh qytetarësh kanë dalë në shesh.
Qytetarët vijojnë thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe “poshtë komunizmi”.
Edhe në qytetin e Durrësit ka nisur protesta, ku mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrugët e qytetit me pankarta dhe thirrje kundër Ardi Veliut, ndërkohë që ka patur edhe 2 persona të shoqruar nga policia.



