Drogë dhe armë në makinë/ Policia greke kap shqiptarin në flagrancë

Sipas autoriteteve policore greke departamenti i antidrogës kishte informacione lidhur drogën që do të trasportohej në kufirin e Qafë Botës, me destinacion Athinën.

Policia greke ka arrestuar një shqiptar në fragrancë me 29 kilogramë kanabis dhe një pistoletë në afërsi të qytetit të Igumenicës. Sipas autoriteteve policore greke departamenti i antidrogës kishte informacione lidhur drogën që do të trasportohej në kufirin e Qafë Botës, me destinacion Athinën.

Pas survejimit të zonës dhe kontrolleve të kryera, droga u gjet në bagazhin e një automjeti tip ‘Citroen’, të cilin e kishte në pronësi një shqiptar. Në makinë u gjetën 29 kilogram kanabis, 2 telefona, një pistoletë dhe 7 fishekë.

 

Shqiptari u arrestua dhe pas dërgimit në gjykatë, u la në  masën e arrestit me burg dri në përfundim të hetimeve