Duhen 800.000 vota, PS ndez motorët elektoral

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave.

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave.

Për t’ja arritur këtij objektivi, Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh për këtë qëllim.

Një ditë më parë kryeministri Rama u takua me deputetët e të katër rajoneve.

Gazetari i politikës në Top Channel Muhamed Veliu raportoi për edicionin e lajmeve ora 12:00 se në kryeministri ka nisur një takim mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakëve socialistë.

Takimi ka karakter organizativ për të dhënë një impuls të ri performancës së bazës socialiste.

Nga kongresi PS i pari socialistëve Edi Rama tha se detyra kryesore është marrja e 800 000 vota për mandatin e tretë”.

Në kongres kryeministri theksoi se:

“Për ta bërë këtë, duhet pranuar dhe kuptuar që duhet edhe më shumë energji. Me dy mandatet që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtet-bërëse sesa të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është ta mbyllim këtë mandat me bilanc kuptimplotë, por edhe me plan kuptimplotë reformash për mandatin e tretë”.

Mandati i tretë u tha Edi Rama kongresmenëve socialist “na duhet për të vendosur përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi”.

Që prej marrjes të drejtimit të PS nga Edi Rama, është bërë traditë moslënia e përgatitjeve elektorale në minutë të fundit, por nisja e tyre shumë muaj më parë.