Durrës/ Arrestohen tre persona, një prej tyre ishte i shpallur në kërkim

Durrës – Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Ç., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

H. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

Lajme të ngjashme