Durrës, i riu nga përplas disa mjete dhe largohet me shpejtësi

Nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar...

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit për ndalim, ka përplasur disa mjete dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.


Shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, kanë ndaluar në lagjen nr.13, shtetasin A. I., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.