Dy aksidente tragjike në Elbasan dhe Rubik

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është aksidentuar pasditen e sotme me motor në Bradashesh të Elbasanit. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur edhe në autostradën Rrëshen-Milot, në vendin e quajtur Fan në Rubik.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të premteje, në aksin Elbasan –Peqin.

“Në fshatin Bradashesh, motoçikleta tip ‘Honda’ me drejtues shtetasin F.K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi. I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë”, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Milot, në vendin e quajtur Fan në Rubik.

Nga të dhënat e para raportohet se dy përsona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjera kanë mbetur të plagosura.

Kanë humbur jetën Myftar Kovaçi dhe Jak Syla, ndërsa të lënduara janë 3 femra, dy prej të cilave po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ndërsa tjetra me autoambulancë.

Në aksident janë përfshirë një mjeti tip Volksëagen Sharon, me targë AA 943 NP, si dhe mjeti tip Benz, me targë AA 182 TY.