Siç thuhet më tej, tragjedia ka ndodhur në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut.
Një tragjedi e tillë thuhet të ketë ndodhur pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.
Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.
Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo njoftoi njerëzit për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.
Nëna, në shok, u shtrua në spital ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave./ Telegrafi



