Dy radikalë fetarë në kërkim/ Ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Luigj Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimavëve të shteteve tona fqinje, dukë u thënë se për ta nuk kanë vend në Shqipëri.

Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, dhe për këtë arsye të dy personat në video janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve dhe kqyrjes së sistemit TIMS, personazhet e këtyre videove rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit tonë.

Anton Zefi nga Malësia e Madhe dhe Luig Marku nga Kallmeti i Lezhës, do të përballen me drejtësinë e vendit tonë, ndërkaq hetimet e mëtjeshme po kryhen nga prokuroria e Shkodrës dhe Lezhës, për të gjetur të tjerë persona të përfshirë në këto aktivitete