Dy shpërthime të njëpasnjëshme, misteri i madh në Lezhë që lë banorët pa gjumë

Dy shpërthimet e fuqishme u ndjenë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.

Dy shpërthime misterioze u dëgjuan mbrëmjen e sotme nga banorët në Lezhë, por ende nuk ka asnjë vendngjarje.

Të alarmuar banorët dolën nga shtëpitë duke njoftuar policinë dhe median.

Policia prej orës 20:00 të mbrëmjes ka shtuar patrullimet në të gjithë qytetin dhe zonën rurale, por mister mbetet fakti çfarë shpërthimesh ishin, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë.

“Ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri” thanë dy nga banorët e zonës për gazetarin e “ABC” Gjergj Figuri.

Dy shpërthimet e fuqishme u ndjenë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë./ db/Abcnews.al