Dy të infektuar me COVID-19/ Izolohet fshati Mbrës në Roskovec, Policia zbarkon në terren

Izolohet fshati Mbrës në Roskovec, pasi dy prosona rezultuan të infektuar me koronavirus.

Fshati Mbërs I njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec është izoluar, pasi një çift aty rezulton i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë vendosur dy patrulla policie, një në hyrje dhe një në dalje të fshatit, me qëllimin që banorët të mos dalin prej aty. Dyshohet se çifi i kthyer nga Itaia ka infektuar persona të tjerë.

Një ditë më parë Bashkia e Roskovecit u bëri thirrje banorëve të fshatit Mbërs të vetëizolohen, pas përhapjes së koronavirusit.