Dyfishohet ndihma ekonomike – Vendimi i qeverisë, në fuqi deri në muajin qershor. Kategoritë që përfitojnë

Ndërkohë që, një masë e ngjashme u mor nga qeveria edhe gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare në total përfituan 63510 familje.

Masa e ndihmës ekonomike nga muaji janar deri në muajin qershor do të 2-fishohet. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimit, i cili saktëson se qëllimi është zbutja e efekteve të shkaktuar nga epidemia COVID-19. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike e më konkretisht: Familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, Jetimët, të cilët nuk janë në jetimore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që iu takojnë familjeve në nevojë, si dhe viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e  punësimit.

Gjithashtu, nga vendimi i qeverisë përfitojnë edhe viktimat e dhunës në familje, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 për qind e pensionit social, që është 7 674 lekë. Kjo do të thotë që pavarësisht numrit të anëtarëve, një familje nuk mund të përfitojë më tepër se 11.511 lekë.

Ndërkohë që, me vendimin  e ri, maksimumi i ndihmës ekonomike shkon në 22 022 lekë.  Për jetimët, viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës në familje, masa e ndihmës ekonomike është 3 mijë lekë, çka do të thotë se deri në muajin qershor, ajo rritet në 6 mijë lekë. Vendimi i qeverisë vjen në një kohë, kur Partia Demokratike ka premtuar se nëse ajo vjen në pushtet do të 2-fishojë ndihmë ekonomike. Ndërkohë që, një masë e ngjashme u mor nga qeveria edhe gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare në total përfituan 63510 familje. /scan