E diela dita pa makina, mësoni devijimin e qarkullimit në Tiranë

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” edhe në Tiranë e diela do të jetë dita pa makina.

Ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit, transmeton NOA.

Masat e marra parashikojnë:

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”. Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë. Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit. Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse. Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse. Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora”. Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik. Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”. Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse. Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.