E godet kali, 10-vjeçari në gjendje të rëndë, pritet të niset drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një fëmijë 10-vjeçar është goditur nga një kalë, duke mbetur i plagosur. Sipas policisë, i mitur ndodhet në gjendje të rëndë dhe do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Maliq/Informacion paraprak Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një fëmijë 10-vjeçar është goditur nga një kalë, duke mbetur i plagosur.

Sipas policisë, i mitur ndodhet në gjendje të rëndë dhe do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.