E rëndë në Gramsh, gjendet e mbytur në liqenin e Banjës një grua rreth 53 vjeçe

Mengjesin e sotem eshte gjetur e mbytur nje 53 vjecare ne liqenin e Banjes.

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Banjës, në Gramsh. Viktima është e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se viktima është me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.