Një mjet tip IFE, i ngarkuar me lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin 5 persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se 38-vjeçari, që ishte pasagjer, në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkoëh që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.


