E rëndë në Vlorë, vetëvaret në oborrin e shtëpisë 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është vetëvarur në oborrin e banesës së tij rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Viktima është shtetasi me iniciale F.M, ku nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes