EBA dërgon ndihma me pajisje mjekësore për regjimin e Asadit

Avioni me ndihma i Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe është ulur mbrëmë në aeroportin e Damaskut

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në kuadrin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dërguan për regjimin e Bashar Al-Asadit pajisje të shumta mjekësore dhe kite të testeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë SANA, organit transmetues të regjimit të Asadit, mësohet se avioni me ndihma i Gjysmëhënës së Kuqe të EBA-s është ulur mbrëmë në aeroportin e Damaskut dhe i ka përcjellë ndihmat Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë me qëllim për luftën kundër COVID-19.

Në mesin e ndihmave janë të përfshira pajisje mjekësore, ilaçe, dezinfektues dhe kite të testeve për COVID-19.

Koronavirusi në vend vazhdon të përhapet me shpejtësi pasi infrastruktura shëndetësore ka pësuar dëme të mëdha për shkak të luftës së brendshme.EBA dërgon ndihma me pajisje mjekësore për regjimin e Asadit

Popullata i konsideron të pamjaftueshme masat e marra kundër COVID-19 i cili përhapet me shpejtësi kryesisht në rajonet nën kontrollin e regjimit të Asadit, si Damask, Halep, Homs, Latakia dhe Quneitra.

Herë pas here në qendrat e shëndetit të përcaktuara për të kryer testet e COVID-19, shënohen mbipopullime dhe flukse.

Regjimi i Bashar Al-Asadit i cili ndodhet nën presionin e një krize ekonomike dhe sanksioneve, merr nga 100 dollarë pagesë për shtetasit që duan të kryejnë testet për COVID-19.

Sipas të dhënave të regjimit të Asadit, në rajonet nën kontrollin e regjimit ndodhen 2.703 të prekur nga COVID-19, ndërkohë kanë humbur jetën 109 persona dhe numri i të shëruarve në 614.