Edi Rama: Gati të testojmë votimin elektronik

“Unë personalisht kam qenë në qëndrimin kategorik se votimi elektronik është marrëzi. Në Gjermani është antikushtetues, e sidomos me hakerimet e tanishme”, – theksoi Kryeministri Edi Rama në emisonin televiziv “Java” në RTSH, duke folur për kushtet e opozitës në lidhje me reformën zgjedhore.

Megjithatë, tha Kreu i Ekzekutivit, “për të bërë pjesën tonë në këtë drejtim, ne kemi angazhuar një grup pune, dhe po studiohet votimi dhe numërimi elektronik, për t’u dhënë çdo mundësi atyre të opozitës dhe për t’i dhënë kredibilitet procesit”.

Kryeministri Rama theksoi se u arrit që në Partinë Socialiste të ndërtohej edhe një proces pilot, një simulim i votimit elektronik për të parë si do funksiononte. “Nëse ata vijnë në komisionin e reformës zgjedhore, le të bëjmë pilotime, një njësi në Tiranë, një njësi rurale, të shohim si funksionon e ta shtrijmë në rang vendi. Duhet të vijnë ata ta bëjnë, se ne jemi gati”, – theksoi Kryeministri Rama.

Ai theksoi se në draftin e reformës zgjedhore janë reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR. “Ne jemi gati, ata duhet të vijnë, pushtetin në tavolinë nuk ua japim dot”, – tha Rama. /ATSH