Edi Rama inspekton procesin e vaksinimit tek Sheshi Skënderbej

Ja çfarë i thotë një e moshuar...

Kryeministri Edi Rama, teksa ka bashkëbiseduar me të moshuarit që presin në radhë për t’u vaksinuar pranë çadrave të ngritura tek Sheshi “Skëndërbej”, nuk i kurseu as kritikat.

Ai i kërkoi ministres Ogerta Manastirliu që të vendosnin disa karrige në hyrje të çadrave, ku të presin të moshuarit.

foto galeri

foto galeri

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Rama: Duhej karrige këtu
Manastirliu: I kemi dhe karriget, por për të mos krijuar konfuzion, pasi procesi po ecën shpejt.

Rama përshëndet të moshuarit: Shëndet!

Manastirliu: Janë 4 bokse njëherësh
Rama: Tek radha atje, të kishit vënë disa karrige. Të ulen në rresht dhe të rrinë
Manastirliu: Po po, i kemi aty. Dakord, do i vëmë tani

Rama-të moshuarës: E bëre?
Manastirliu: Po
Rama: Rrofsh 100 vite

E moshuara: E bëra vaksinën, por nuk doja të ikja pa ju thënë dy fjalë. Në momentin e duhur, në vendin e duhur, Shqipërisë iu gjend një si ju
Rama: Opo lërini këto!

(BalkanWeb)