Edi Rama: Konfirmuam sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria

Kryeministri pritet nga Gjenerali Abass pak para kthimit në Atdhe...

Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga gjenerali Abass, pak para kthimit të tij në Atdhe bashkë me fëmijët shqiptarë që ishin në kampin e Al-Hol-it në Siri.

Nga Beiruti, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi publikisht gjeneralin, për ndihmën e paçmuar për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria.

“Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë🙏
#Faleminderit 🇦🇱 🤝 🇱🇧#Shukran”, shkruan Rama. Kujtojmë se sot pritet të kthehen në vendin tonë të 4 fëmijëve dhe të një gruaje.