Edi Rama: Lekët e konviktit do i kthehen studentëve

Kryeministri: Të gjithë po bëjnë mësim online...

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje studentëve të cilët janë kundër mësimit online dhe sot zhvilluan ditën e dytë të protestës.

Rama tha se vendi është në situatë lufte dhe në kushte të tilla nuk mund të merren vendime ne plane afatgjata.

“Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë.

Të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të veçantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur cdo ditë nga një hap, shikoni Francën”, tha Rama.