Edi Rama: Më 25 prill breshër votash për PS-në!

Rama në Gjirokastër: Luli fle 9 vjet e zgjohet 9 ditë, nuk durojnë dot simfoninë e punës sonë...

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra, në vazhdë të fushatës elektorale, zbuloi bisedën me një mike, e cila i ka thënë se Luli fle nëntë vjet e zgjohet 9 ditë.

“Ne jemi me kokën lart. Një mikeshë më tha se Luli fle 9 vjet e zgjohet 9 ditë. Sot në Përmet gjen çdo gjë përveç detit dhe është shumë afër lidhjes edhe me detin. Sot Tepelena nuk është xhep, që i kalonim anash. Sot Tepelena është udhëkryqi ku kalojnë rrugët që të çojnë në bregun e Jonit, që të çojnë në Gjirokastër dhe në Korçë, shumë shpejt.

Shqipëria është gati të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, në energji, edhe në shoqërinë dixhitale. Të gjitha janë kantiere të hapura. Edhe Porti Turistik i Shëngjinit do të nisë punën pas shumë vitesh. Do hapim katër porta të reja nga deti dhe nga qielli. Në Tiranë, do bëjmë terminalin e ri dhe pistën e re. Janë tetë porta, që do shumëfishojnë të ardhurat nga turizmi”, u shpreh Rama.

Edi Rama deklaroi se opozita nuk duron dot simfoninë e punës së qeverisë. Ai shtoi se më 25 prill, do të ketë breshër votash për PS-në.

“Ditëziu, plaku i vrerosur i 1936 vazhdon të jetojë si shpirt. Nuk durojnë dot simfoninë e punës sonë, që po vazhdojmë ta shkruajmë. Do të mbetet si muzika e punës, ku shqiptarët vendosen që do të ngjiten në majë dhe nuk kanë rënë pre e rënies shkurt. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndihen pjesë e kësaj rruge. Derisa nuk na sulmoi virusi, ne nuk na pengon asgjë për të arritur majën. Shiu i ngjan paralajmërimit për breshër votash për PS-në më 25 prill. Ko do sjellë barrën e madhe, që diellin e Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo që të jetë. Ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen e çdo djali e çdo vajze. Sot gjyshërit tanë janë të sigurt”, tha Rama.